Nuk përmbahet Liburni, deklason kampionët e Malit të Zi duke i mposhtur 7:2
.

Sport
Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Liburni i Gjakovës ka shkëlqyer në përballjen ndaj kampionëve të Malit të Zi.
Kosovarët kanë mposhtur 7-2 skuadrën e Titograd.
Edhe pse malazezët të parët kaluan në epërsi, kjo nuk i pengoi Liburnit që të përmbys rezultatin dhe të fitoi në fund me rezultat të thellë 7:2.
Ndeshjen e fundit në grupe Liburni e zhvillon pas dy ditëve ndaj Differdange 03, skuadër kjo nga Lihtenshtajni./Lajmi.net/