“Nuk kisha as idenë çfarë ka ndodhur jashtë BBVK”, Londrimi falënderon fansat pas finales

Pas përfundimit të finales së BBVK, Londrim Mekaj ka shpërndarë një video në Instagram, ku ndau emocionet e para dhe mirënjohjen ndaj fansave të tij. “Isha totalisht i pa informuar për atë që ka ndodhur jashtë,” tha ai, duke treguar se mesazhet e panumërta dhe videot e ndjekësve e kanë prekur shumë. I mbushur me…

ShowBiz

28/02/2026 14:28

Pas përfundimit të finales së BBVK, Londrim Mekaj ka shpërndarë një video në Instagram, ku ndau emocionet e para dhe mirënjohjen ndaj fansave të tij.

“Isha totalisht i pa informuar për atë që ka ndodhur jashtë,” tha ai, duke treguar se mesazhet e panumërta dhe videot e ndjekësve e kanë prekur shumë.

I mbushur me emocione dhe ende duke përpunuar fitoren, Londrimi premtoi: “Mezi po pres me ju pa, me ju përqafu… shihemi shumë shpejt. Ju kam shpirt!”