Nuk ka rikthim të mëhershëm të Odegaard në Real Madrid
Real Madrid nuk do të ketë mundësi ta kthejë Martin Odegaardin më herët nga huazimi.
Sport
Odegaard shkëlqeu mbrëmë në ndeshjen që skuadra e tij aktuale Sociedad e luajti kundër skuadrës që zotëron kartonin e tij.
Norvegjezi arriti edhe t’i shënonte skuadrës së tij, të cilën në fund e eliminoi nga Kupa e Mbretit, për të avancuar me skuadrën që luan si i huazuar.
Pas ndeshjes dhe performancës së shkqlyer të lojtarit janë rritur zërat për rikthimin e mëhershëm të tij në ‘Santiago Bernabeu’. Megjithatë, presidenti i Sociedad, Jokin Aperribay ka besimin se Odegaard do të mbyll dy vitet e huazimit me klubin bask.
“Do të fokusohemi në gjërat e tashme momentale. E ardhmja e tij është një problem për ditë të tjera” ka thënë fillimihst, Aperribay, transmeton lajmi.net.
“Por, shanset për rikthimin e tij te Real Madrid në fund të këtij sezoni janë zero” ka shtuar presidenti i Sociedad.
Mbetet të shihet nëse Florentino Perez do të ketë ndonjë plan special për ta kthyer më herët Odegaardin në ‘Bernabeu’. /Lajmi.net/