“Nuk ka prova se ka ekzistuar ndërmarrje e përbashkët kriminale”-” Prokuroria pati frikë nga përgjigjet”, Misetiq vazhdon deklarimin
Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Lluka Misetiq ka vazhduar me deklarimin e tij përmbyllës. Avokati pati kritika për ZPS-në që sipas tij nuk ka përfillur provat shfajësuese për Thaçin. Ai gjithashtu u tha gjykatësve se shpallja fajtor e klientit të tij do të përbënte padrejtësi ligjore dhe historike. “Argumentet e ZPS-së nuk përbëjnë interpretimin e…
Lajme
Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Lluka Misetiq ka vazhduar me deklarimin e tij përmbyllës.
Avokati pati kritika për ZPS-në që sipas tij nuk ka përfillur provat shfajësuese për Thaçin.
Ai gjithashtu u tha gjykatësve se shpallja fajtor e klientit të tij do të përbënte padrejtësi ligjore dhe historike.
“Argumentet e ZPS-së nuk përbëjnë interpretimin e arsyeshëm të vetëm të provave, që është standardi që duhet arritur që ju të rishkruani historinë e Kosovës, në këtë rast për ta shpallur fajtor Hashim Thaçin. Ka dyshime të bazuara të mjaftueshme për ju që ta shpallni atë jofajtor për të gjitha pikat e aktakuzës”,deklaroi avokati.
Ai gjithashtu tha se Prokuroria e Hagës ka pasur frikë të bëjë pyetje ndaj disa dëshmitarëve, pasi sipas tij, është frikësuar nga përgjigjet që mund të kishte marrë.
“ZPS ka pasur frikë që argumentet e veta t’ua tregojë dëshmitarëve”.
Misetiq është fokusuar edhe te pika e akuzës së Prokurorisë (ZPS) se ka ekzistuar një ndërmarrje e përbashkët kriminale, në krye me të akuzuarit, me qëllim të marrjes nën kontroll të gjithë Kosovës.
Ai u tha gjyqtarëve se nuk ka pasur prova të drejtpërdrejta që ka ekzistuar një plan i tillë.
“Nuk ka pasur prova të takimeve ku është diskutuar ky synim, dokumente shkresore që të tregohet se është rënë dakord apo është diskutuar ky synim, nuk ka dhënë dëshmi asnjë dëshmitar lidhur me ekzistencën e këtij synimi. Në fakt, secili prej dëshmitareve që e ka pasur mundësinë të flasë për këtë çështje, e ka hedhur poshtë teorinë e ZPS-së, dhe për më keq, ZPS-ja nuk i ka bërë pyetje asnjë dëshmitari”, ka thënë Mishetiq./Lajmi.net/