“Nuk ka përçarje brenda PDK-së, është dhe do të jetë unike”, thotë Muja

Ramadan Muja, ish-kryetari i Prizrenit para nisjes së konventës së Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se pret që pas këtyre zgjedhjeve, PDK-ja të jetë edhe më e fortë. “Pritjet e mia janë që Partia Demokratike e Kosovës me këto zgjedhje të reja do të jetë edhe më e fortë dhe më pranë të gjithë…

Lajme

17/11/2025 16:45

Ramadan Muja, ish-kryetari i Prizrenit para nisjes së konventës së Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se pret që pas këtyre zgjedhjeve, PDK-ja të jetë edhe më e fortë.

“Pritjet e mia janë që Partia Demokratike e Kosovës me këto zgjedhje të reja do të jetë edhe më e fortë dhe më pranë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Ai për Klan Kosova tha se në PDK demokraci ka pasur dhe do të ketë gjithmonë.

Muja tha se nuk ka përçarje brenda PDK-së dhe sipas tij, ajo ka qenë, është dhe do të jetë unike

“Nuk mendoj se ka më shumë emra, për arsye se është e vërtetë siç u prezantua se ka përçarje. Nuk ka përçarje, Partia Demokratike ka qenë unike, është dhe do të jetë”, është shprehur ai.