S’ka nderim më të madh për një popull se sa nderimi që i bëhet kulturës së tij!

Me rastin e 23 Prillit – Ditës ndërkombëtare të Librit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka thënë se nuk ka nderim më të madh për një popull se sa nderimi që i bëhet kulturës së tij.

Lajme

23/04/2015 10:45

“Sot është dita ndërkombëtare e librit. Kjo ditë ka një rëndësi të veçantë për historinë tonë, ngase ishin njerëzit e librit, poetët dhe shkrimtarët rilindës ata që i dhanë jetë vetëdijes kombëtare të popullit tonë. Ne u bëmë komb modern duke mbajtur në duar veprat e tyre”, ka shkruar kryeparlamentari Veseli në profilin e tij në Facebook.

“Sot duhet të jemi krenar që përmes gjuhës sonë, të letrarizuar në mënyrë gjeniale nga Ismail Kadare, arritëm t’i kapim majat e kulturës dhe letërsisë botërore. Kjo më se miri shprehet në vendimin e Kongresit amerikan që mbi Capitol Hill të valëvitet flamuri për nder të veprës së tij”.

“Nuk ka nderim më të madh për një popull se sa nderimi që i bëhet kulturës së tij”, ka shkruar Veseli.