Nuk ka lëndim serioz për Tonalin
Sandro Tonali nuk ka pësuar lëndim serioz. Tonali mbetet në dyshim për ndeshjen hapëse të Milanit në Serie A kundër Udineses të shtunën, por testet e mëngjesit të sotëm përjashtuan një dëmtim të rëndë për italianin, trasnsmeton lajmi.net. Ai u detyrua të largohej nga fusha gjatë miqësores së Milanit kundër Vicenza-s këtë fundjavë të kaluar…

Sport
Sandro Tonali nuk ka pësuar lëndim serioz.
Tonali mbetet në dyshim për ndeshjen hapëse të Milanit në Serie A kundër Udineses të shtunën, por testet e mëngjesit të sotëm përjashtuan një dëmtim të rëndë për italianin, trasnsmeton lajmi.net.
Ai u detyrua të largohej nga fusha gjatë miqësores së Milanit kundër Vicenza-s këtë fundjavë të kaluar dhe i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore sot.
‘Sky Sport Italia’ citon një përditësim zyrtar nga Milani që pretendon se testet e kryera këtë mëngjes përjashtuan një lëndim serioz.
Prandaj, gjendja e tij fizike do të monitorohet çdo ditë, por 22-vjeçari mbetet në dyshim për ndeshjen e parë të sezonit të Milanit në Serie A kundër Udineses të shtunën./Lajmi.net/