Nuk ka fitues në derbin francez, Lyon dhe PSG pajtohen me nga një pikë

Ka përfunduar pa fitues derbi francez mes Lyonit dhe PSG-së, i vlefshëm për xhiron e 20-të në Ligue 1.

Sport

09/01/2022 22:38

Dy skuadrat e mëdha franceze zhvilluan ndeshje të mirë, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 1 – 1, shkruan lajmi.net.

Vetëm pas shtatë minutave, Lyon kaloi në epërsi falë Lucas Paqueta që realizoi në epërsi pas një asistimi të Guimaraes (7′).

Tutje, PSG provoi disa herë të barazonte rezultatin, por përpjekjet ishin të pasuksesshme.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Timo Kehrer që u asistua nga Michut (76′).

Me këtë pikë, PSG mban kreun me 47 pikë, derisa Lyon ngritët në pozitën e 11-të me 25 sosh./Lajmi.net