Nuk jeton më, Elijona mes lotësh: Nëna sot do të festonte ditëlindjen
Elijona Binakaj bëri mbrëmë (e hënë) një rrëfim të ndjerë në Big Brother VIP Kosova 4. Ajo tregoi në detaje se si ndodhi aksidenti në Kroaci, ku mbeti e vdekur nëna dhe motra e saj. Krahas kësaj, banorja u surprizua me një video-mesazh nga i ati, i cili u shpreh se është krenar për të.…
ShowBiz
Elijona Binakaj bëri mbrëmë (e hënë) një rrëfim të ndjerë në Big Brother VIP Kosova 4.
Ajo tregoi në detaje se si ndodhi aksidenti në Kroaci, ku mbeti e vdekur nëna dhe motra e saj.
Krahas kësaj, banorja u surprizua me një video-mesazh nga i ati, i cili u shpreh se është krenar për të.
Pas Prime-t, Elijona tha se po të njëjtën ditë nëna do të festonte ditëlindjen.
“Përndryshe sonte do e kishte mami ditëlindjen, ama shyqyr që e kam babanë vëllanë e motrën, i dua shumë”, u shpreh ajo.
Tutje shtoi: “Edhe për Zotin jam gëzuar shumë sidomos fjalët e babait më kanë ngelur shumë në mendje. Jam shumë e lumtur që e kam bërë me u ndje krenar dhe nuk ia kam prerë fjalët. I kam mbajtur fjalët”.
Elijona tani është 18-vjeçe dhe ky aksident i rëndë ndodhi në vitin 2021.
