“Nuk jam bërë pishman, ai është mendimi im”, Anita flet për ofendimin që i ka bërë Ganiut

Anita Haradinaj, është një nga opinionistet e Big Brother Vip Kosova. Ajo është komentuar shumë për disa nga komentet që ajo ka bërë drejtuar banorëve, e që shpesh kanë kaluar në ofendime. Gjatë një debati të saj me Ganiun, ajo e ka pyetur nëse ai e sheh veten në pasqyrë duke e komentuar atë për…

ShowBiz

05/12/2023 16:15

Anita Haradinaj, është një nga opinionistet e Big Brother Vip Kosova.

Ajo është komentuar shumë për disa nga komentet që ajo ka bërë drejtuar banorëve, e që shpesh kanë kaluar në ofendime.

Gjatë një debati të saj me Ganiun, ajo e ka pyetur nëse ai e sheh veten në pasqyrë duke e komentuar atë për pamjen e jashtme.

Gazetarja e lajmi.net gjatë një interviste me Anitën e ka pyetur nëse është penduar për këtë deklaratë, pasi që në publik është parë si ofendim.

“Nuk jam bërë pishman, ai është mendimi im”, ka thënë Anita Haradinaj.

Ajo gjatë bisedës ka thënë se njeriu në pasqyrë nuk duhet vetëm të shikoj pamjen fizike por edhe të flas dhe të reflektoj me veten, e sipas Anitës ky ishte kuptimi i asaj që i kishte thënë Ganiut.

Anita Haradinaj tash e disa vite është pjesë e ekraneve shqiptare. /Lajmi.net/

Video: