Nuk i ndalin lindjet për shkak të asistencës sociale
Përcaktimi i moshës së fëmijëve, që iu mundëson familjeve që nuk kanë të punësuar të përfitojnë asistencë sociale, ka ndikuar që disa çifte të bëjnë një planifikim interesant familjar.
Lajme
Sulltane Danqi ka 4 fëmijë dhe më i vogli i saj edhe disa muaj mbush 5 vjet dhe në ditëlindjen e tij të pestë familjes me ligj i ndalet edhe ndihma nga shteti, raporton KTV.
Për këtë Sulltanja dhe bashkëshorti i saj kanë nisur fëmijën e tyre të pestë, të cilin e bëjnë vetëm që të vazhdojnë të marrin 60 deri në 80 euro në muaj.
Për shkak të këtij kushtëzimi, njëjtë veproi edhe një familje tjetër në Gadime, e cila ka 11 fëmijë. Ndonëse më i vogli ka 2 vjet, shteti nuk po u jep asistencën, që për ta është rrogë.
Kështu, ushqimi i një numri kaq të madh fëmijësh është i vështirë dhe atyre u është ndërprerë edhe shkollimi, transmeton Koha.net.
Derisa nuk gjejnë punë, të rinjtë thonë se nuk do ta ndalin lindjen e fëmijëve për shkak të përfitimit të asistencës sociale, raporton KTV.