Nuk gabon Napoli, merr fitore ndaj Cremonese dhe shkëputet në krye të tabelës

Napoli ka marrë fitoren e radhës në Serie A. Viktima e radhës quhet Cremonese. Skuadra e Napoli ka shfrytëzuar për mrekulli gabimin e Atalanta dhe Udinese. Me një fitore 1:4 ndaj Cremonese, napolitanët janë shkëputur në krye të tabelës, shkruan lajmi.net. Lojtarët e Luciano Spalletti kaluan në epërsi në minutën e 26’, kur Politano shënoi…

Sport

09/10/2022 19:55

Napoli ka marrë fitoren e radhës në Serie A. Viktima e radhës quhet Cremonese.

Skuadra e Napoli ka shfrytëzuar për mrekulli gabimin e Atalanta dhe Udinese. Me një fitore 1:4 ndaj Cremonese, napolitanët janë shkëputur në krye të tabelës, shkruan lajmi.net.

Lojtarët e Luciano Spalletti kaluan në epërsi në minutën e 26’, kur Politano shënoi nga penalltia.

Cremonese barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 47’, me anë të Dessers, por s’mund të mbaheshin deri në fund.

Presioni i lartë i Napoli u shpagua në minutën e 76’, kur Simeone dërgoi topin në rrjetë. Mario Rui bëri asistuesin.

Goditjen finale skuadrës së Cremonese ia dhanë Hirving Lozano, i cili shënoi për 1:3 në minutën e 90+2′ dhe Olivera në 90+4′ për 1:4.

Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 23 pikëve dhe ka dy pikë më shumë sesa Atalanta në pozitën e dytë.

Cremonese mbetet në pozitën e parafundit, me vetëm tri pikë të grumbulluara në nëntë ndeshje. /Lajmi.net/