Nuk është problem vetëm i veres – 4 mënyra që të shmangni djersitjen

4 mënyra të thejshta fare që do të iu ndihmojnë të shmangni djersitjen.

Lifestyle

15/11/2021 12:40

  1. Mos konsumoni kafeinë:

Kafeina stimulon sistemin nervor qendror, i cili aktivizon gjëndrat e djersitjes. Kështu që sa më shumë kafeinë konsumoni, aq më shumë do të djersini.

  1. Konsumoni më pak ushqim pikant

Ashtu sikurse kafeina, ushqimet e pikante ( djegëse) aktivizojnë neurotransmetuesit e trurit, duke ju bërë  kështu të djersini më shumë. Capsaicin, është një kimikal i gjetur në speca djegës që të bën të djersitesh.

  1. Mos u mbështetni tek deodorantët

Përderisa një deodorant do ta mbulojë një erë të keqe, një antiperspirant është ai, i cili në të vërtetë do t`ju ndaloj së djersituri. Kjo për shkak se antiperspirantët përmbajnë kripëra alumini, të cilat i mbyllin gjëndrat e djersëve dhe e pakësojnë djersën, e cila kalon nëpër trup. Fatmirësisht, në shumë farmaci tani mund të gjinden antiperspirant, të cilët përmbajnë më shumë kripëra alumini, se shumë antiperspirantë të zakonshëm. Ekspertët e dermatologjisë këshillojnë të përdoret dy herë në ditë, dhe njëherë natën.

  1. Ndërroni veshjet

Nëse do të qëndroni për një kohë të gjatë jashtë, vishni diçka të pambuktë. Rrobat e stërvitjes që thithin djersët, gjithashtu mund të ju ndihmojnë të qëndroni pa djersitur. Nëse keni këmbë që mbajnë erë dhe djersijnë shpejt, mos mbathni këpuce të mbyllura pa çorape. Këpucët nuk ta largojnë djersën, ato janë vend i errët dhe me lagështi që krijon një vend perfekt për baterie që mbajnë erë dhe vetëm sa i bënë të shumohen. Ndërsa, çorapet, mundë ta thithin djersën para se ajo të filloj t’u jap erë të keqe këpucëve. Mbathni çorape pambuku sepse janë më efektive se çdo material tjetër në largimin e djersëve. /Lajmi.net/