“Nuk është në dorën time ta dijë…”, Peci tenton të arsyetohet pasi doli që një kompani serbe qëndron prapa kontratës së qeverisë
Ministri në detyrë i bujqësisë Faton Peci ka dhënë një sqarim për opinionin lidhur me akuzat në adresë të tij, për keqperdorime në ministrinë që ai drejton. Ndërsa I ka quajtur shpifje të gjitha akuzat lidhur me mënyrën e dhënies për interes publik të fabrikës së Përpunimit të Mbetjeve shtatzore! Sqarim për opinionin: Qeveria e…

Lajme
Ministri në detyrë i bujqësisë Faton Peci ka dhënë një sqarim për opinionin lidhur me akuzat në adresë të tij, për keqperdorime në ministrinë që ai drejton.
Ndërsa I ka quajtur shpifje të gjitha akuzat lidhur me mënyrën e dhënies për interes publik të fabrikës së Përpunimit të Mbetjeve shtatzore!
Sqarim për opinionin:
Qeveria e Kosovës i ka dhënë për interes publik fabrikën për trajtimin e mbetjeve shtazore një konsorciumi italiano-kosovar!
Gjatë javëve që lamë pas, u përballëm me shpifje karshi funksionalizimit të Fabrikës së Përpunimit të Mbetjeve shtatzore!
Shpifja e parë që u demantua ishte aludimi se gjoja, nuk ka bazë ligjore. E vërtetuam se baza ligjore ekziston.
Shpifja e dytë ishte se kompania nuk ishte konzorcium. U vërtetua se është konzorcioum!
Tjetra, kriteret e shpalljes për OE ose konsorciumit që duhet të ketë përvojë në përpunim, kalkuloheshin qëllimshëm dhe me keqdashje si kosto dhe barrë e Qeverisë!
Citohej gabim dokumenti që kërkonte vlerësimin e pronës në Ulpianë, të para dy viteve, i vendosej një aneks tjetër i një dokumenti dhe prezantohej si dokument për vlerësimin e tokës në Drenas ku një pjesë është moçal!
Tash, kanë filluar të pavërtetat rreth shtetësive të aksionarëve! Qeveria e Kosovës, ka dhënë për shfrytëzim fabrikën në fjalë, një konzorciumi italiano-kosovar.
Nuk është as në dorë të Ministrit e as të Ministrisë/Agjencisë që të jetë në rrjedha e të pretendojë të kontrollojë se kush kujt i shet apo i blen aksione në marrëdhënie kontraktuale.
Sfidojmë gazetarinë hulumtuese e cila është shumë e nevojshme në të tilla raste, që të gjejë se ku qëndron shkelja në procedurë të dhënies me qira dhe funksionalizimit të fabrikës.
Procesi i regjistrimit në ARBK kërkon përfaqsues të kompanisë/konzorciumit, por nuk ka bazë ligjore që të kërkohet të dihet edhe nacionaliteti i aksionarëve të kompanisë/konzorciumit që regjistrohet.
Si Ministër për sa më takon dhe di rreth kësaj teme, e për sa kam qenë i involvuar në këtë proces, nga dita e nesërme do të jem në çdo studio televizive, për ta sqaruar këtë temë.
Gjithashtu, të njëjtët le ta gjejnë bazën ligjore e cila mundëson eleminimin e konkurrencës në proces të shit-blerjes së aksioneve, për arsye të shtetësisë së një aksionari apo një tjetri.
Në asnjë shpallje publike, pavarësisht që nuk është serb njëri nga aksionarët, eliminimi i dikujt mbi bazën e përkatësisë etnike ose të shtetësisë do të përbënte qasje raciste, shkelje ligjore dhe vepër penale.
Nëse në vend të Muhamer Ragipoviq aksionari do ta kishte emrin Muhamed Ragipi, shqiptar i Luginës por shtetas i Serbisë, a do të kishte raportimi të njejtin titull, insinuate dhe jehonë?
Jo.
Atëherë pse gjithë kjo zhurmë për një boshnjak/musliman nga Novi Pazari?