Nuk e thirrën bashkëluftëtarët nga Haga, por a i dërguan porosi Haradinajt?

Me pesë nëntor, me konfirmimin e aktakuzave, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ishin nisur në Hagë, të dyshuar për krime lufte.

Lajme

10/01/2021 20:10

Por a ka biseduar ndonjëherë me ndonjërin nga bashkëluftëtaret? Ramush Haradinaj në një intervistë për lajmi.net e ka mohuar një gjë të tillë.

“Komunikimi është i lejum do të thotë që është e drejtë e atyre dhe e jona, por e vetmja mënyrë me komuniku me ta është që ata me të thirr, ti s’mundesh me i thirrë ata”, duke thënë se nuk e kanë thirrur dhe as nuk i kanë dërguar ndonjë porosi për dikë tjetër.

Haradinaj thotë se beson fuqishëm në luftën e drejtë të UÇK-së, por thotë se Kosova duhet të bashkëpunoj me të për të mos lënë asnjë dyshim.

Intervista e plotë:

YouTube player