Nuk e mbajti premtimin, por a e dini sa kilometra larg “San Siros” është shtëpia e Susos?

Derbi i Milanos solli gola, spektakël dhe... një premtim të pa mbajtur.

Sport

21/11/2016 09:52

Bëhet fjalë për atë të sulmuesit të Milanit, Suso, i cili kishte premtuar para ndeshjes që do të shkojë në shtëpi në këmbë, nëse shënon dy gola ndaj Interit.

Ai nuk e mbajti këtë premtim dhe pas ndeshjes deklaroi që s’do të shkojë në shtëpi në këmbë, sepse skuadra e tij nuk ka fituar, përcjellë “Lajmi.net”.

Mediat italiane kanë shkruar që shtëpia e Susos është 45 kilometra larg “San Siros”.

Suso realizoi dy gola ndaj Interit, por ndeshja u mbyll në barazim 2:2.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.