“Nuk do të luaj më për ju” – Isak i vendos “vijë të kuqe” Newcastles, kërkon me ngulm largimin

Alexander Isak ka marrë një vendim të fortë lidhur me të ardhmen e tij te Newcastle United. Sipas raportimeve nga The Athletic, sulmuesi suedez i ka komunikuar klubit se nuk do të luajë më për ta, pavarësisht nëse mbetet pjesë e skuadrës apo jo, transmeton lajmi.net Burimet thonë se marrëdhënia mes lojtarit dhe klubit është…

Sport

12/08/2025 12:35

Alexander Isak ka marrë një vendim të fortë lidhur me të ardhmen e tij te Newcastle United.

Sipas raportimeve nga The Athletic, sulmuesi suedez i ka komunikuar klubit se nuk do të luajë më për ta, pavarësisht nëse mbetet pjesë e skuadrës apo jo, transmeton lajmi.net

Burimet thonë se marrëdhënia mes lojtarit dhe klubit është tensionuar ndjeshëm, dhe se vendimi i tij është i pakthyeshëm.

Në këtë situatë, Liverpool ka hyrë fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e suedezit.

Klubi nga “Anfield” është gati të bëjë një ofertë serioze për ta bindur Newcastle-n të pranojë largimin e tij, ndërsa lojtari vetë raportohet se është i hapur për një kalim te Liverpool./lajmi.net/