“Nuk dëshirojë të luajë në Evropë më, dua të transferohem në Boca”
Mesfushori i Atletico Madrid, Lucas Torreira, ka zbuluar të ardhmen e tij.
Sport
Torreira ka thënë për El Chiringuiton se nuk dëshiron të luajë më në Evropë, por kërkon transferimin në Boca Juniors, përcjell lajmi.net.
Lojtari shpjegon pse, duke thënë:”Nëna ime ishte 53 vjeç dhe vdiq nga COVID, në një shpërthim në Fray Bentos (Argjentinë)”.
“Babai im më tha se ishte koha për të luajtur për Boca”, përfundoi ai.
Theksojmë se Torreira kishte luajtur edhe për Arsenalin një kohë, mirëpo nuk pati sukses./Lajmi.net/