Nuk arriti t’i kontrollojë lojtarët pas përleshjes me Cityn – ja me sa para dënohet Arsenali nga Federata Angleze
Arsenali ka marrë një dënim nga Federata Angleze.
Sport
Arsenali është dënuar me një gjobë prej 20,000 funte nga FA pasi pranoi se ata kishin shkelur rregullat e sjelljes së lojtarëve pas ndeshjes së tyre të zjarrtë në Premier League kundër Manchester City më 1 janar.
Arsenali nuk arriti të sigurojë që lojtarët e tij të silleshin në mënyrë të rregullt gjatë minutës së 59-të të përplasjes së tyre me Cityn në momentin e ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Gabriel Magalhaes.
Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Magalhaes, në mënyrë cinike faulloi sulmuesin e Cityt, Gabriel Jesus në gjysmë të fushës dhe gjyqtari Stuart Atwell vuri kartonin e dytë të verdhë në drejtim të brazilianit, duke rezultuar në përjashtimin e tij.
Yjet e Arsenalit u panë duke u grumbulluar me arbitrin pas vendimit të tij, me emocione të larta në veri të Londrës.
Si rezultat, FA akuzoi ‘Topçinjtë’ për një shkelje të rregullave të saj në lidhje me sjelljen e lojtarëve dhe i dha skuadrës së Mikel Artetës afat deri të premten për t’u përgjigjur.
Arsenali që atëherë ka pranuar shkeljen e Rregullit E20.1 të FA dhe ka pranuar ‘dënimin standard’. Prandaj, FA e ka dënuar klubin e Londrës veriore me një gjobë prej 20,000 £.
Në një deklaratë nga FA thuhej: ‘Arsenal FC është gjobitur 20,000 £ pasi pranoi një akuzë për shkelje të Rregullit E20.1 të FA dhe pranoi dënimin standard.
“Klubi nuk arriti të sigurojë që lojtarët e tij të silleshin në mënyrë të rregullt gjatë minutës së 59-të të ndeshjes së tij në Premier League kundër Manchester City FC të shtunën [01/01/22]”, thuhej në komunikatën e FA. /Lajmi.net/