Nottingham Forest mund të futet në garë për Ramseyn
Nottingham Foresti mund të bëjë një ofertë në ditët e ardhshme për ish-mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramsey. Lojtari nuk po e gjen fare veten te Juventusi dhe është në prag të dakordimit me “Zonjën e Vjetër” për një shkëputje të kontratës. Uellsiani e kaloi një gjysmësezon si i huazuar te Rangers, për shkakun e vetëm…
Sport
Nottingham Foresti mund të bëjë një ofertë në ditët e ardhshme për ish-mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramsey.
Lojtari nuk po e gjen fare veten te Juventusi dhe është në prag të dakordimit me “Zonjën e Vjetër” për një shkëputje të kontratës.
Uellsiani e kaloi një gjysmësezon si i huazuar te Rangers, për shkakun e vetëm të mungesës së minutave me torinezët.
Është pikërisht Rangers njëra prej skuadrave të interesuara për lojtarin e cila tashmë duhet të mendojë ta joshë më shumë sesa Nottingham Foresti 31-vjeçarin. /Lajmi.net/