Noton pak metra larg peshkaqenit 6-metërsh, ja çfarë i ndodh burrit

Një burrë është parë duke notuar pak metra larg një peshkaqeni gjigant, nga i cili dukej se nuk frikësohej aspak.

Fun

26/05/2020 18:18

Personi në fjalë është filmuar duke notuar në bregun e Malagas në Spanjë. Në video, shihet se si peshkaqeni gjigant i afrohet e ai sillej notarit, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ekspertët sqarojnë për mediumin britanik se bëhet fjalë për një peshkaqen mbi gjashtë metra të gjatë, i cili është filmuar nga një person tjetër që ishte në një barkë.

Për fat të mirë notuesi ka shpëtuar pa ndonjë lëndim, kurse peshkaqeni është larguar nga ai më vonë. /Lajmi.net/