Notat e lojtarëve në “El Classico”: De Jong më i vlerësuari te Barcelona, zhgënjen Modriq

Barcelona e ka fituar “El Classicon” kundër Real Madridit në kuadër të javës së 26-të në La Liga. “Katalunasit” fituan 2:1 ndaj Real Madridit në stadiumin “Camp Nou” me golin e fitores të arritur në minutat shtesë, shkruan lajmi.net. Autogoli i Araujos pas nëntë minutave zhbllokoi shifrat, për t’i barazuar ato Sergio Roberto në minutën…

Sport

19/03/2023 23:10

Barcelona e ka fituar “El Classicon” kundër Real Madridit në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

“Katalunasit” fituan 2:1 ndaj Real Madridit në stadiumin “Camp Nou” me golin e fitores të arritur në minutat shtesë, shkruan lajmi.net.

Autogoli i Araujos pas nëntë minutave zhbllokoi shifrat, për t’i barazuar ato Sergio Roberto në minutën e 45-të. Barcelonës fitoren ia siguroi Kessie me golin në minutën e dytë shtesë.

Mesfushori holandez, Frenkie de Jong ishte lojtari më i vlerësuar te Barcelonës i cili u vlerësua me notën 8.2 nga uebfaqja e specializuar e vlerësimeve “SofaScore”.

Me notë zhgënjyese te “mbretërit” ishte mesfushori kroat, Luka Modriq që u vlerësua me notën 6.2.

NOTAT E LOJTARËVE: