Nora Gjakova kalon në gjysëmfinale
Xhudistja kosovare ka mposhtur në raundin e tretë, Daria Mezhetskaian.
Sport
Nora Gjakova ka kaluar në gjysëmfinale të Kampionatit Evropian në Lisbonë të Portugalisë, pasi që ka mposhtur xhudisten ruse Daria Mezhetskaia, përcjell KosovaPress.
Në rrugëtimin drejt çerekfinales, në kategorinë deri në 57 kilogramë, Gjakova në raundin e parë kaloi pa luftë, në raundin e dytë mposhti spanjollen Ubasart Mascaro, kurse në raundin e tretë eliminoi xhudisten ruse, Daria Mezhetskaia.
Në gjysëmfinale, Gjakova do të përballet me xhudisten portugeze Telma Monteiro./Lajmi.net/