Noizy përfshihet edhe në tekste shkollore? Shikojeni çfarë thotë ai

12:20 | 12 Tetor 2018

Reperi nga Shqipëria, Noizy tashmë e ka dëshmuar suksesin e tij në muzikë.

Lirshëm mund të thuhet se cilësohet si njëri nga reperët më të dashur për publikun e posaqërisht për gjeneratat e reja, shkruan lajmi net.

Së fundmi, ai ka befasuar me postimin e tij ku tregon se atë mund ta gjeni edhe në tekstet shkollore.

Nuk dihet se për cilin libër bëhet fjalë dhe as për çfarë klase, por në imazhin e postuar prej reperit shkruhet vetëm “në libra shkolle”.

Ai është bërë pjesë e një pyetësori ku nxënësit duhet të plotësojnë fjalën e zbrasur.

Sido që të jetë, Noizy edhe këtë vit ka korr suksese të mëdha me publikimin e projekteve të njëpasnjëshme. /Lajmi.net/