Klodi dhe Elijona me emision televiziv?

Klodi dhe Elijona, dy finalistët e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova 4”, po vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e publikut edhe pas përfundimit të eksperiencës së tyre në reality-show. Raporti i afërt dhe kimia që ata krijuan gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK duket se nuk ka mbetur vetëm brenda formatit televiziv, pasi…

ShowBiz

03/06/2026 10:29

Klodi dhe Elijona, dy finalistët e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova 4”, po vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e publikut edhe pas përfundimit të eksperiencës së tyre në reality-show.

Raporti i afërt dhe kimia që ata krijuan gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK duket se nuk ka mbetur vetëm brenda formatit televiziv, pasi emrat e tyre po lidhen tashmë edhe me një projekt të ri profesional.

Së fundmi, në rrjet kanë qarkulluar zëra se dyshja mund të rikthehet shumë shpejt në ekran. Sipas burimeve të “Prive by Liberta Spahiu”, Klodi dhe Elijona pritet të jenë pjesë e programit “Supernova”, i cili do të rikthehet këtë verë nën moderimin e Sara Kolamit.

Sinjalet e para për këtë bashkëpunim u dhanë mbrëmjen e kaluar gjatë eventit të promovimit të albumit “Genesis” nga reperja Tayna, i mbajtur në Prizren. Elijona ishte e pranishme në këtë ngjarje, ku nuk i shpëtoi vëmendjes së ekipit të “Prive By LS”.