Nkunku është afër rinovimit të kontratës me Leipzig
Christopher Nkunku është afër rinovimit të marrëveshjes me skuadrën e Leipzig.
Sport
Raportimet e fundit nga ‘Kicker’ bëjnë të ditur se ylli francez është i gatshëm të firmosë kontratë të re.
Lojtari do të ketë një klauzolë liruese që mund të aktivizohet në vitin 2023, përcjell lajmi.net.
Në rast se ndonjë skuadër do të donte shërbimet e Nkunku sezonin tjetër, do të duhej të paguanin së paku 60 milionë euro.
Nkunku ka pasur interesim të madh edhe pas fundit të sezonit, me Milan e PSG që lidheshin më shumë me të.
Gjithsesi, lojtari do të qëndrojë edhe për një sezon te skuadra gjermane, bën të ditur ‘Kicker’.
Nkunku ishte lojtari më i mirë i viti në Bundesliga. /Lajmi.net/