Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Shqipërisë për të strehuarit në Kosovë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë i është drejtuar me një kërkesë bizneseve, shoqatave, organizatave dhe individëve të Republikës së Kosovës, të cilat kanë akomoduar familje nga zonat e dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri.
Lajme
Ambasada kërkon nga të gjitha organet që të mundësohet regjistrimi i shtetasve shqiptar të strehuar në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar,
Në radhë të parë, ju falënderojmë për solidaritetin dhe gatishmërinë e treguar për t’i ardhur në ndihmë dhe strehuar familjet e prekura nga tërmeti, i datës 26 nëntor 2019.
Pas analizimit të situatës dhe të koordinuar me Komunat dhe me Policinë e Kosovës, lind nevoja e evidentimit të të gjithë shtetasve shqiptarë, të akomoduar në RKS.
Regjistrimi i shtetasve të ardhur nga Shqipëria do të ndikojë në menaxhimin dhe lehtësimin e situatës së krijuar, si dhe në asistimin dhe sigurinë e bizneseve/ shoqatave/organizatave dhe familjeve të cilat kanë hapur dyert.Për këtë, ju ftojmë të njoftoni Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë në një nga kontaktet e mëposhtme:
Telefon: + 383 (0) 38 248 208
Celulari i emergjencës: + 383 (0) 45 618 618
E-mail: [email protected]
Facebook: Ambasada e Shqipërisë në Kosovë: https://www.facebook.com/AmbasadaPrishtine/
Si dhe Komunat përkatëse, në të cilat kryeni aktivitetin ose banoni.
Komuna Skenderaj, Komuna e Ferizajt, Komuna e Gjilanit, Komuna Shtime, Komuna e Drenasit, Komuna e Prishtinës, Komuna Vushtrri, Faqja Zyrtare, Komuna e Vitisë, Komuna e Gjakovës, Komuna Istog, Komuna Kaçanik, Komuna Klinë, Komuna Junik, Komuna e Lipjanit,- Faqja Zyrtare Komuna Malisheve, Komuna e Mitrovicës, – Faqe zyrtare Komuna Obiliq, Komuna Pejë, Komuna e Podujevës, Komuna e Rahovecit, Komuna Suharekë, Komuna Hani i Elezit, Komuna e Mamushes, Komuna e Prizrenit, Komuna e Dragashit, Komuna e Deçanit, Plisat, Shoqata Humanitare Diaspora, Forumi për Iniciativa Qytetare ,Albanian Diplo. /Lajmi.net/