Njihuni me macen më të vjetër, 121-vjeçare (FOTO)

Kjo mace ka dalë në pension prej kohësh. Është 26 vjeçe bazuar në moshën e njeriut, ose 121 vjeçe bazuar në moshën e maceve.

Fun

06/03/2016 17:37

Quhen Corduroy dhe është ende një mace pasionante. Ajo është përfshirë edhe në rekordet botërore të Guinnes, sepse është macja më e vjetër që është ende gjallë.

Macja jeton në një strehë në Oregon të Shteteve të Bashkuara. Pronari i saj pretendon se kujdesi i veçantë për macen ka bërë që ajo të jetojë kaq gjatë.

Ai deklaron se çelësi i jetëgjatësisë është edhe lejimi që macja të dalë jashtë të gjuaj në natyrë. “Sinqerisht, unë nuk e imagjinoj jetën time pa të”, tha pronari.

macja1 macja2 macja3