Njihuni me disa nga karakteristikat e HTC 10

HTC ishte prodhuesi i tretë më i madh i smartphoneve në një pikë, por gjërat nuk janë dhe aq mirë në këtë momente për këtë kompani me bazë në Tajvan.

Auto & Tek

08/03/2016 00:09

HTC është duke pasur probleme financiare për një kohë tashmë, pasi ata nuk duken të jenë në gjendje të shesin mjaftueshëm smartphone. Kompania ka lëshuar pajsijet One A9 dhe One X9 në këto muajt e fundit me shpresën se këto produkte do të ndihmojnë ata të kthehen në rrugën e drejtë, por me sa duket nuk ka ndodhur. HTC ka postuar rekorde të ardhurash të ulët për muajin Shkurt të vitit 2016, e cila është një goditje tjetër për kompaninë.

Në shumë imazhe HTC 10 paraqitet në 4 ngjyra, që na lë të kuptojmë se do të vijë në këto 4 variante. Duke gjykuar nga ky imazh, HTC 10 do të jetë në dispozicion në ngjyrat bardhë, zi, gri dhe ari.

Duke gjykuar gjithashtu dhe në thashethemet deri tani, pajisja do të quhet tani “HTC 10” duke hequr kështu “One” dhe “M” nga emri. Kjo do të jetë pajisja e dhjetë flagship i HTC-së, duke e bërë “10-ën”, shumë të rëndësishme, në emrin e kësaj pajisje të re. Sipas rrjedhjeve dhe thashethemeve pajisja pritet të sjellë një ekran 5,15-inch QHD AMOLED, një kamer 12-megapixel në anën e pasme, proçesor Qualcomm Snapdragon 820, 4GB RAM, 32GB memorie dhe një vend për microSD.