Njësia Speciale bllokon Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë
Sot në orët e mëngjesit Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, Departamenti i Krimeve të Rënda po zhvillon një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, më konkretisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë .
Lajme
Krimet Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Rajonale të Prishtinës janë duke zhvilluar këtë aksion.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka konfirmuar për lajmi.net se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme.
Kelani nuk ka dhanë detaje shtesë për operacionin në fjalë.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.
Lajmi.net do të ju mbajë të informuar për rrjedhën e ngjarjes. /Lajmi.net/
