“Njeriu djall” që dëshiron të duket sa më i “keq”

44 vjeçari e shndërroi veten në një person të “keq”.

Fun

04/02/2020 14:15

Michel Faro do Prado, 44 vjeçari e shndërroi veten në një person të “keq” duke bërë tatuazhe dhe pirsing.

Një burrë që dëshiroi të dukej si i “keq” ka modifikuar trupin e tij në mënyrë ekstreme, raporton “Daily Star”, transmeton lajmi.net.

Michel Faro do Prado i quajtur edhe si “njeri djallë” nga gjysma e botës për arsye të modifikimit të trupit me tatuazhe djallëzore.

44 vjeçari nga Sao Paulo në Brazil, ka punuar si artist i tatuazheve për 25 vjet, ai është në një mision të duket sa më “djallëzor” që të jetë e mundur.

Duke menduar çdo detaj ai ka rregulluar dhëmbët e tij tek dentist duke ju dhënë një formë me maje që ti përshtaten dukjes. Gruaja e tij është specialiste në modifikimin e trupit dhe e ka ndihmuar shumë të realizoj këtë pamje unike. /Lajmi.net/