Formalizohet marrëveshja për bashkëdrejtimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, reagon Kamberi
Më 28 Nëntor, në Qeverinë e Kosovës është formalizuar marrëveshja për bashkëdrejtimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, nën udhëheqjen e Enkel Rexhepit. Në takimin ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, u shënua një hap drejt forcimit të bashkëpunimit politik dhe institucional ndërmjet përfaqësuesve shqiptarë të Luginës së Preshevës, transmeton IndeksOnline. Për këtë zhvillim ka…
Lajme
Më 28 Nëntor, në Qeverinë e Kosovës është formalizuar marrëveshja për bashkëdrejtimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, nën udhëheqjen e Enkel Rexhepit.
Në takimin ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, u shënua një hap drejt forcimit të bashkëpunimit politik dhe institucional ndërmjet përfaqësuesve shqiptarë të Luginës së Preshevës, transmeton IndeksOnline.
Për këtë zhvillim ka reaguar deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili e ka vlerësuar marrëveshjen si vazhdimësi të bashkëpunimit të nisur përmes bashkimit në zgjedhjet parlamentare.
Kamberi ka theksuar se respektimi i vullnetit të qytetarëve, gjithëpërfshirja dhe ndarja proporcionale e përgjegjësive duhet të jenë parimet kryesore të funksionimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Sipas tij, ky institucion duhet të funksionojë përtej dallimeve partiake dhe të shërbejë si mekanizëm i përbashkët për realizimin e interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për kryeministrin Kurti për angazhimin në bashkimin e politikës shqiptare në Luginë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës.
“Përbashkimi duhet të dëshmohet me bashkëpunim, punë dhe rezultate konkrete për qytetarët tanë”, ka shkruar Kamberi. /Lajmi.net/