Njerëzit po rruajnë kokën ndërsa janë në karantinë

Një metodë e re për të bërë gjëra jo të zakonta në kohë karantine.

Fun

07/04/2020 13:17

Një banori i Hawait tha që një qëndrim në shtëpi gjatë shpërthimit të koronavirusit i dha atij “një justifikim për të eksperimentuar”, transmeton lajmi.net.

“E kuptova se nuk do të shihja ndonjë njeri jashtë shtëpisë time për një kohë. Doja të bëja diçka argëtuese që ndoshta nuk do ta bëja kurrë më”, tha banori.

Me sallone flokësh dhe berberë të mbyllur në shumë zona, njerëzit janë duke prerë flokët e tyre dhe madje duke eksperimentuar me to.

Ndërsa disa njerëz po rruajnë kokën, për disa të tjerë kjo nuk është interesante. /Lajmi.net/