Njerëzit gjatë izolimit po kuptojnë se sa e rëndësishme është natyra për shëndetin e tyre mendor

Për vite me radhë, studimet kanë treguar ndikimin pozitiv që ka natyra në mirëqenien tonë mendore, aq sa mjekët madje kanë filluar ta përshkruajnë atë për pacientët që jetojnë me ankth dhe depresion.

Fun

25/04/2020 19:23

Nga dëgjimi i zogjve deri tek ndjenja e diellit në lëkurë, njerëzit po kuptojnë se sa lumturi mund të gjendet në thjeshtësinë e botës natyrore, transmeton lajmi.net.

Por nuk janë vetëm aktivitete në natyrë, thjesht shikoni se sa prej nesh kanë blerë bimë shtëpiak gjatë pandemisë.

Natyra po na qetëson për momentin dhe ne po dëshirojmë qetësinë e saj. Stephanie Dunleavy i thotë Metro-s se ajo kurrë nuk ka qenë më e shqetësuar për botën natyrore. Ajo gjen sigurinë e natyrës gjatë këtyre kohërave të pasigurta sepse vazhdon si normale.

Dr Vishal Shah, një mjek i përgjithshëm dhe Drejtor Mjekësor në Thriva, shqyrton më tej këtë. Ai shpjegon se kjo përgjigje është e natyrshme sepse njerëzit në të vërtetë janë të lidhur me dëshirën për të qenë rreth gjallesave. /Lajmi.net/