Një i vdekur dhe katër të plagosur nga të shtënat në Oakland
Katër persona janë gjuajtur me armë zjarri në qendër të qytetit të Oaklandës në orët e mbrëmjes të së martës, ndërsa ka mbetur i vdekur edhe një person tjetër.
Bota
Viktima thuhet të jetë femër, emri i së cilës nuk është bërë publike, shkruan Los Angeles Times, transmeton lajmi.net.
Zbatuesit e ligjit nga tre rajone të qytetit i janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë menjëherë pas orës 17: 40.
Të shtënat kanë ndodhur teksa përkujtuesit u mblodhën për një vigjilje ndaj dikujt që u mbyt në qarkun Stanislaus , tha zyrtari i Policisë së Oaklandës Kyle Hazen.
Raportet e mëhershme tregojnë se viktima ishte vetëm 16 –vjeçare. Hazen tha se të tjerët të goditur nga plumbat janë më të moshuar.
Gjendja e të lënduarve edhe jashtë rrezikut për jetë./lajmi.net