Një vajzë në Ferizaj ka raportuar në Polici se po dhunohej që nga janari, arrestohet i dyshuari

Një vajzë në Ferizaj ka njoftuar Policinë e Kosovës se po dhunohej që nga fundi i muajit janar nga një burrë. Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan lajmi.net. “Ferizaj – NN. Më 12.02.2025 viktima femër kosovare, e shoqëruar nga prindi, ka raportuar se…

Lajme

13/02/2025 09:52

Një vajzë në Ferizaj ka njoftuar Policinë e Kosovës se po dhunohej që nga fundi i muajit janar nga një burrë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan lajmi.net.

“Ferizaj – NN. Më 12.02.2025 viktima femër kosovare, e shoqëruar nga prindi, ka raportuar se nga fundi i muajit janar, është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/