Një tramvaj vaksinimi po qarkullon nëpër qytetin e Cyrihut

Tramvaji i parë i vaksinimit është futur në veprim në Cyrih të martën (sot). Deri në 550 persona në ditë mund të vaksinohen në këtë tramvaj, pa qenë paraprakisht të regjistruar, raporton srf.ch.

Bota

14/09/2021 15:51

Qëllimi i angazhimit të tij është të rritet shkalla e vaksinimit.

Tramvaji i vaksinimit shkon në të gjitha pikat ku mund të parkohet një tramva. Vaksinimet e para është planifikuar të jepen të martën pasdite në Bellevue am See (te liqeni).

Ndërsa të mërkurën qarkullimi i tramvajit do të vazhdojë në Hardplatz dhe më pas gjithmonë në një lagje tjetër për gjysmë dite.

Përmes këtij aksioni, qyteti dhe kantoni i Cyrihut duan ta bëjnë vaksinimin sa më të lehtë për ata që janë të gatshëm të vaksinohen.

Sipas drejtoreshës shëndetësore të kantonit, Natalie Rickli, “ata që vaksinohen tani tregojnë tendencën e mosdurimit”, shkruajnë mediat zvicerane.

“Ata nuk duan të presin për një termin”.Kjo është arsyeja pse ofertat si ky tramvaj vaksinimi ose autobusi i vaksinimit janë kaq të rëndësishme.