Një tjetër tragjedi refugjatësh, 11 të vdekur

Një varkë e cila ishte duke bartur 28 refugjatë është fundosur në afërsi të ishullit Samos në Detin Egje.

Bota

01/11/2015 16:31

Tragjedia e refugjatëve ka ndodhur në Detin Egje dhe si pasojë kanë humbur jetën 11 persona.

Mësohet se barka e cila ishte duke bartur 28 refugjatë ishte përplasur në një shkëmb në afërsi të rajonit Galazio të ishullit Samos dhe se ekipet e kërkim-shpëtimit kanë shpëtuar 15 persona.

Në mesin e personave që kanë humbur jetën janë edhe 4 fëmijë, ndërkohë që bëhet e ditur se trupat e dy personave të tjerë janë ende në kërkim, shkruan AA.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u bërë nga ana e rojave bregdetare greke dhe qytetarët vullnetarë.