Një tjetër basketbolliste kosovare kalon në Washington State University
Me pasion, përkushtim dhe punë të palodhur, basketbollistja kosovare Malvina Haziri është tashmë zyrtarisht pjesë e Washington State University – një nga universitetet më prestigjioze në SHBA. Me fillimet në KBF Vushtrria dhe sukseset në KBF Prishtina, Malvina është një shembull i shkëlqyer i talentit kosovar që sfidon kufijtë. Prej vitesh ajo ka përfaqësuar Kosovën…
Sport
Me pasion, përkushtim dhe punë të palodhur, basketbollistja kosovare Malvina Haziri është tashmë zyrtarisht pjesë e Washington State University – një nga universitetet më prestigjioze në SHBA.
Me fillimet në KBF Vushtrria dhe sukseset në KBF Prishtina, Malvina është një shembull i shkëlqyer i talentit kosovar që sfidon kufijtë. Prej vitesh ajo ka përfaqësuar Kosovën me krenari, duke luajtur si me grupmoshat e reja ashtu edhe me Përfaqësuesen A.
“Ky kalim është një nga momentet më të rëndësishme të karrierës sime,” u shpreh Haziri. “Të jem pjesë e një programi si ËSU, i cili është i ranguar lart në NCAA, është një privilegj dhe një mundësi e jashtëzakonshme.”
Malvina e sheh këtë eksperiencë si një platformë për t’u rritur profesionalisht dhe personalisht:
“Do të shfrytëzoj çdo stërvitje, çdo ndeshje dhe çdo sfidë për të avancuar aftësitë e mia. Përtej sportit, kjo eksperiencë do të më ndihmojë edhe në rritjen emocionale dhe pjekurinë time.”
Në Washington State Cougars, Haziri do të bashkohet me një tjetër yll të basketbollit kosovar, Astera Tuhina, duke i dhënë Kosovës dy përfaqësuese në këtë nivel elitar.