Një super-lajm nga ‘Bitcoin’

Bitcoin përkundër vjedhjes në bursën më të madhe të kriptovalutave Binance, është rritur me 10 për qind brenda 24 orëve të fundit.

Auto & Tek

13/05/2019 23:52

Në fillim të vitit 2019, çmimi i Bitcoin ishte 4 mijë dollarë, por sipas Coinmarketcap, vlera ka arritur në 7,400 dollarë, transmeton lajmi.net.

Të dhënat teknike sugjerojnë se Bitcoin mund t’i rikthehet një rritje të vrullshme në javët në vijim. Indeksi i Fuqisë Relative, që përdoret për të matur ritmin e kriptovalutave, këtë javë regjistroi vlerën më të lartë që nga fillimi i vitit 2018.

Vlera e Bitcoinit shpërtheu në vitin 2017, ku çmimi u rrit nga 1 mijë dollarë në 20 mijë dollarë në vetëm 12 muaj. /Lajmi.net/