Një rrugë në Ranillug do të mbajë emrin e Sllobodan Millosheviqit?

Gradimir Mikiq, Kryetar i Komunës së Ranillugut, përveçse ofendoi nënat e Gjakovës - njëjtë si bashkëkombësi i tij Aleksander Jabllanoviq, tani është përfshirë në një skandal tjetër të madh.

Lajme

06/03/2015 19:02

Ai ka vendosur ta emërojë një rrugë në Ranillug me emrin e diktatorit serb, Sllobodan Millosheviq, i cili është cilësuar si Kasapi i Ballkanit dhe që është përgjegjës për mijëra vrasje të kryera në Kosovë, Bosnjë, Kroaci…

Gazeta Express ka arritur t’i sigurojë disa foto ekskluzive, ku shihen pllakat e emrave të rrugëve.

Fotoja është realizuar në zyrat e Komunës së Ranillugut.

Përndryshe, rrugë me emrin e diktatorit Milloveshiq nuk ka as në Serbi; sigurisht pushteti i atjeshëm nuk e toleron një gjë të tillë. Por kjo duket se do të tolerohet në Kosovë.