Një refugjate afgane lindi fëmijën e saj brenda avionit ushtarak të largimit

Fotografitë e publikuara nga ushtria amerikane tregojnë nënën e shtrirë në një barelë ndërsa po e çonin jashtë avionit nga trupat amerikane në bazën Rammstein në Gjermaninë jugperëndimore.

Fun

23/08/2021 09:31

Një grua afgane lindi një vajzë në bordin e një aeroplan ushtarak amerikan, i cili e evakuoi nga Kabuli në bazën Rammstein në Gjermani.

Lajmi njoftohet nga autoriteti ushtarak ajror i SHBA-ve, që specifikon se gjatë fluturimit dje, nga një bazë amerikane në Lindjen e Mesme për në Gjermani, gruaja shtatzënë filloi të ndiejë kontraktime dhe “komplikime”.

Piloti i avionit “atëherë vendosi të fluturojë në një lartësi më të ulët në mënyrë që të rrisë presionin mbi avionin, gjë që mundësoi shpëtimin e jetën e nënës”, shkruan Forca Ajrore e SHBA-ve në faqen e rrjeteve sociale.

Menjëherë pas uljes, trupat amerikane ndihmuan gruan afgane të lindte fëmijën e saj në bord, para se gruaja të transportohej me të porsalindurin në një spital aty pranë.

Nëna dhe vajza “janë mirë me shëndet”- shtohet në njoftim.

Fotografitë e publikuara nga ushtria amerikane tregojnë nënën e shtrirë në një barelë ndërsa po e çonin jashtë avionit nga trupat amerikane në bazën Rammstein në Gjermaninë jugperëndimore. /Lajmi.net/