Një rast pozitiv me koronavirus te Reali, futbollisti luajti dje kundër Huescas

Të martën, Real Madrid do të takojë Interin në shtëpi në xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve, dhe Zidane do të ketë një problem para ndeshjes kryesore në fazën e grupeve.

Sport

01/11/2020 20:57

Marca njoftoi se një lojtar i “Mbretërve” ka dalë pozitiv për Covid-19, transmeton lajmi.net.

Tani për tani, emri i lojtarit nuk dihet por konfirmohet se ai luajti në ndeshjen e djeshme ndaj Huescas.

Të gjithë lojtarët po bëjnë teste shtesë, kështu që nesër do të dihet se kush do të jetë në gjendje të luajë në duel me Inter.

Nga ana tjetër, Interi ka probleme të ngjashme sepse Lukaku nuk do të luajë për shkak të dëmtimit, ashtu si Sanchez dhe Sensi. /Lajmi.net/