Një person u lëndua nga djegia e kamionit në Prishtinë, edhe tri vetura u përfshinë nga zjarri

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e një kamioni në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Lajme

15/01/2022 14:04

Lajmi.net pak më parë publikoi pamje të djegies së kamionit në lagjen “Dardania” të kryeqytetit, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me këtë rast, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se një person ka mbetur i lënduar.

Ajo ka bërë të ditur se edhe tri vetura tjera janë përfshirë nga zjarri.

“Rreth orës 13:30, është raportuar se  në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë , një kamion është përfshirë nga zjarri.  Dyshohet që nga zjarri  ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit.  Deri më tani raportohet për një person  të lënduar.  Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net

Digjet një kamion në Prishtinë