Një person i lënduar nga djegia e një lokali në Suharekë

Një kafene është djegur në sheshin e qytetit në Suharekë, ku si pasojë është lënduar një person i cili është trajtuar në QMF në Suharekë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Vesel Gashi ka thënë për lajmi.net se reagimi i Policisë dhe zjarrfikësve ishte i shpejtë duke arritur që ta shuajnë zjarrin. Inspektorati i…

Lajme

07/01/2025 19:05

Një kafene është djegur në sheshin e qytetit në Suharekë, ku si pasojë është lënduar një person i cili është trajtuar në QMF në Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Vesel Gashi ka thënë për lajmi.net se reagimi i Policisë dhe zjarrfikësve ishte i shpejtë duke arritur që ta shuajnë zjarrin.

Inspektorati i punës dhe eksperti i zjarreve kanë dal në vendngjarje ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si incident zjarri.

Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Suharekë po i zhvillon hetimet.

“Me datë 07/01/2025 rreth orës 16:19, përmes 112 policia në Suharekë, ka marr informatë për një incident zjarri, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, në kafenenë “Simple” në Suharekë. Reagimi policor ishte i menjëhershëm, po ashtu janë njoftuar zjarrfikësit te cilët kanë dal në vendin e ngjarjes menjëherë dhe kanë arritur qe ta lokalizojnë (shuajnë) zjarrin. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante policore, të cilat i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore ne lidhje me ketë rast. Po ashtu është njoftuar Inspektori i punës dhe Eksperti i zjarreve, te cilët kanë dal ne vendin e ngjarjes. Në përpjekje për të shuar zjarrin një person ka pësuar lëndime trupore i cili ka marr tretman mjekësor në QMF Suharekë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit në konsultim me të njëjtin iniciohet rast si incident zjarri. Njësiti i hetimeve i stacionit policor në Suharekë, është duke i zhvilluar hetimet”, ka thënë Gashi për lajmi.net. /Lajmi.net/