Një nënë nga Srebrenica i jep lule dhe e përqafon Vuçiqin

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, në mëngjesin e 20 vjetorit të masakrës së Srebrenisës, ka shkuar në Qendrën Përkujtimorë të Potoçarit, shkruan Tanjug.

Lajme

11/07/2015 12:01

Vuçiq në Sallën Memoriale të Srebrenicës, në prani të një numri të madh njerëzish, është nënshkruar në librin e ngushëllimeve.

Njëra nga nënat e viktimave të masakrës së myslimanëve të Serbrenicës, e ka përqafuar kryeministrin serb dhe i ka dhënë lule, transmeton Klan Kosova.

Disa nga të pranishmit i kanë fishkëllyer gruas boshnjake, dhe e kanë kritikuar.

ALEKSANDAR VUCIC

Kryeministri Vuçiq, do të marrë fjalën gjatë akademisë përkujtimore ku do të flasin edhe 17 persona të tjerë.

Pas fjalimeve të parapara, në varrezat e Srebrenicës, do të rivarrosen edhe mbetjet e 136 viktimave të identifikuara vitin e kaluar.