Një muaj paraburgim për dy persona që dyshohet se ndihmuan Faton Hajrizin të arratisej nga burgu
Dy personave që dyshohet se e ndihmuan Faton Hajrizin të arratisej nga burgu, u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Kështu ka bërë të ditur Gjykata Themlore Mitrovicë – Dega në Vushtrri. “Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore…
Lajme
Dy personave që dyshohet se e ndihmuan Faton Hajrizin të arratisej nga burgu, u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Kështu ka bërë të ditur Gjykata Themlore Mitrovicë – Dega në Vushtrri.
“Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.XH dhe E.B, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.XH dhe E.B dhe të njëjtëve i’u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore Mitrovicë – Dega në Vushtrri”.
Ndryshe Faton Hajrizi arriti që të arratiset nga burgu i Smrekonicws më 6 korrik.
Pas disa ditëve arratisje, Hajrizi u shpallë në kërkim edhe nga autoritetet serbe, por tani për një vepër tjetër.
Në vendin e ngjarjes ku u ra një polic serb dhe u plagos një tjetër ishin gjetur dokumentet e Artan Hajrizit, që rezultoi të jetë vëllai i Fatonit. I njëjti më pas deklaroi se vëllai ia kishte vjedhur dokumentet nga banesa në Gjermani.
Të premten mediat serbe raportuan se Faton Hajrizi është vrarë, e që sipas tyre kjo ndodhi pasi Hajrizi refuzoi të dorëzohej./Lajmi.net/