Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit K.A, i cili dyshohet për vepren penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, lidhur me veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”. Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake…

Lajme

14/09/2025 15:38

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit K.A, i cili dyshohet për vepren penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, lidhur me veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 13.09.2025, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit K.A., ashtu që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate duke qenë se i njëjti dyshohet për vepra të rënda penale, nëse i pandehuri lihet në liri, mund ti shmanget procedurës penale dhe mund të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë, i njëjti mund të asgjësojë, fsheh, falsifikojë provat e veprës penale ose mund të pengojë rrjedhën normale të procedurës penale, po ashtu mund të ndikojë tek personat të tjerë që eventualisht mund të jenë të implikuar në këto veprime. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”.