Një muaj nga vrasja e Enver Bajraktarit- policia bastis shtëpinë e Top Kolshit, gjen një pushkë
Një muaj pas vrasjes së Enver Bajraktarit në fshatin Baincë të Lipjanit, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer bastisje në shtëpinë e Top Kolshit, i dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Bajraktarit. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se bastisja është kryer me urdhëresë të Gjykatës, ku në shtëpinë e…

Lajme
Një muaj pas vrasjes së Enver Bajraktarit në fshatin Baincë të Lipjanit, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer bastisje në shtëpinë e Top Kolshit, i dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Bajraktarit.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se bastisja është kryer me urdhëresë të Gjykatës, ku në shtëpinë e të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmëautomatike.
“VRASJE E RËNDË /ARMËMBAJTJE PA LEJE – Lipjan / 03.08.2025 – 12:05. Pas hetimeve te vazhdueshme lidhur me rastin, më 03.09.2025 bazuar në urdhëresën e gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike”, thuhet në raport.
Ndaj të dyshuarit Kolshi, Gjykata kishte vendosur masën e paraburgimit më 13 gusht.
Në njoftimin e Gjykatës për paraburgim thuhet se Kolshi nuk e ka kryer vrasjen i vetëm, por se në rast kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë, ende të paidentifikuar
Caktimin e paraburgimit, Gjykata e ka arsyetuar me rrethanat që nëse i njëjti ndodhet në liri, ka rrezik që të arratiset apo t’i shmanget thirrjeve nga Gjykata apo Prokuroria.
I dyshuari thuhet se ka të kaluar kriminale, dhe se në njërin rast besohet që viktimë ka qenë i ndjeri.
Siç ishte raportuar Kolshi dhe Bajraktari kishin pasur probleme edhe më herët me njëri-tjetrin./Lajmi.net/