Një kosovar humb jetën në Itali, bie nga kati i tretë

Bashkim Bytyqi nga Arllati i Drenasit ka humbur jetën tragjikisht, të shtunën, në Itali. Familjarët e të ndjerit kanë konfirmuar se Bashkim Bytyqi ka rënë nga kati i tretë në vend pune. 43-vjeçari pak muaj më parë kishte  shkuar në Itali. “Pas dite kemi marr informatën se Bashkimi ka vdekur. Na kanë thënë se ka…

Lajme

24/02/2024 22:55

Bashkim Bytyqi nga Arllati i Drenasit ka humbur jetën tragjikisht, të shtunën, në Itali.

Familjarët e të ndjerit kanë konfirmuar se Bashkim Bytyqi ka rënë nga kati i tretë në vend pune.

43-vjeçari pak muaj më parë kishte  shkuar në Itali.

“Pas dite kemi marr informatën se Bashkimi ka vdekur. Na kanë thënë se ka ra nga kati i tretë i një ndërtese, teksa ishte duke punuar”, thanë për RTKlive familjarët e të ndjerit.